Wed, Nov 27, 2024

Vuçiç shpërndan parlamentin, shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare

  • PublishedNovember 1, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Të dielën e 17 dhjetorit do të mbahet votimi për mbledhjen e re të Kuvendit të Serbisë.

Në të njëjtën ditë do të mbahen zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna të Serbisë, të cilat i shpalli sot kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliç.

Vuçiç ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i cili hyn në fuqi ditën e botimit në gazetën zyrtare.

Ai u uroi të gjithë pjesëmarrësve rezultate të mira në prezantimin e ideve dhe ankesave të tyre dhe që ta bëjnë këtë në mënyrë demokratike dhe të civilizuar.

AlbaniaWeb.net