Abuzimi i vajzës në Vlorë, shoqëria civile protestë para prokurorisë
Organizata të shoqërisë civile në Vlorë, por edhe aktivistë nga kryeqyteti kanë protestuar sot, përpara prokurorisë së qytetit duke kërkuar drejtësi për vajzën e përdhunuar disa ditë më parë.
Në mesazhet e tyre, gra dhe vajza kanë theksuar rëndësinë e procesit të ndëshkimit të faktorëve dhe mbrojtjes së viktimës.
Mesazhe janë dhënë edhe nga këshilltare bashkiake në Vlorë të cilat kanë theksuar rëndësinë e drejtësisë më këtë proces.
Po ashtu mesazhe janë dhënë edhe për edukimin e të rinjve. Aktivistët kanë marshuar me pankarta përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.