Kaos dhe tymuese në parlament, Berisha: Tani filloi greva…
Seanca e parlamentit u mbyll me shpejtësi. Shumica socialiste votoi projektligjet duke u larguar pasi opozita bllokoi kuvendin me karrige dhe tymuese.
Sali Berisha u shpreh i vendosur se aksioni opozitar do të vazhdojë të thellohet. Atë që ndodhi sot e cilësoi një formë të mosbindjes civile.
https://www.youtube.com/watch?v=PUO4yTnxyaE
“Sot ju patë reagimin me format e mosbindjes civile. Ne jemi opozita e të drejtave të mohuara. Edi Rama i ka mohuar opozitës të drejtën e saj. Kjo ishte një grevë e përkoshhme. Aq sa do të vazhdonte turpi i parlamentit. Dhe ata nuk respektojnë grevën, deputetët socialiste.
Ne nuk kemi punë me ata, por me Edi Ramën dhe Taulant Ballën. Ne kërkojmë ngritjen e komisioneve parlamentare, të drejtën e nismave për deputetët dhe bashkë-kryetarin në komisionin e reformës zgjedhore” tha Berisha.