Wed, Nov 27, 2024

Kuvendi zhvillon punimet në një situatë të tensionuar

  • PublishedNovember 2, 2023

Demokratët hodhën tymuese dhe thirrën në kor “turp” ndërsa socialistët votonin.

Situata e tensionuar vijon prej disa ditësh, pasi deputetët e po tentojnë të bllokojnë zhvillimin normal të seancave plenare apo të mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

“Opozita nuk mund të pranojë kurrë të qendrojë në parlament si një fasadë pluralizmi për interesa të Edi Ramës”- tha për mediat ish-kryeministri . Ai po ashtu pretendoi se në sallë kishte disa nga punonjësit e Gardës së Republikës që kujdesen për sigurinë në Kuvend ishin të armatosur.

Në një reagim për mediat tha se asnjë prej punonjësve të saj, -“siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet”.

Pas seancës drejtori i policisë së Tiranës, , i shoqëruar nga një grup policësh mbërriti në godinën e Kuvendit, por një zëdhënës i ministrisë së Brendshme i tha  -it se nuk kishte informacion për arsyen e ardhjes së tij.

Deputetët opozitarë vendosën të përdorin mjete jo parlamentare pasi në mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, si dhe 2 kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore për kontratat konçensionare në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

Në seancën e mëparshme të hënën dy deputetë u konfrontuan fizikisht dhe grupi Parlamentar Socialist ndërmorri një kallëzim penal ndaj deputetit të PD-së për ushtrim dhune ndaj socialistit .

Ndërsa të mërkurën socialistët e thirrën mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë online për të diskutar  buxhetin e qeverisë për vitin 2024 dhe Paketën Fiskale.