Parlamenti në kaos, Nikolla: Harrojeni, ne do flasim në këmbë
Opozita ka bllokuar jetën parlamentare. Deputetët e PD-së nuk lejuan zhvillimin normal të seancës duke grumbulluar karriget në foltore.
Deputetët janë në këmbë, të majtë dhe të djathtë. Por për Lindita Nikollën këtu nuk ka asnjë shqetësim.
https://www.youtube.com/watch?v=sZy96XDOB_g
Kryetarja e Kuvendit njoftoi se seanca do të vazhdojë si normalisht duke diskutuar në këto kushte dhe në këmbë. Garda ka marrë në mbrojtje ministrat duke u vendosur rresht.
“Harroni që parlamenti nuk janë karriget dhe godina, por përgjegjësia që juve ju mungon. Ne vazhdojmë në këmbë në nderim të qytetarëve dhe respekt të tyre” u shpreh Nikolla.