Reshje dhe shtrëngata në të gjithë vendin/ Moti
Nesër priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit e thënë ndryshe do të jemi nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës.
Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët e deri mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 20 °C
në vendet e ulëta: 13 / 19 °C
në vendet malore: 9 / 13 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.