Thu, Nov 28, 2024

Shkoi me pushime në vendlindje, sulmuesi brazilian ekzekutohet me 10 plumba

  • PublishedNovember 2, 2023

Sulmuesi brazilian, Felipe Diogo ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi u qëllua për vdekje në San Paulo.

Lojtari ishte 21 vjeç dhe luajti për São Bernardo, ku mori pjesë në fushatat Paulistao dhe Brazilian Series C.

Mësohet se i riu ndodhej me pushime në vendlindjen e tij Ribeirao Preto ku u qëlluar me 10 plumba

Ai u dërgua në njësinë e kujdesit urgjent Simioni, UPA Norte, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Mjekësia ligjore shkoi në vendin e krimit dhe trupi u dërgua në Institutin Mjekësor Ligjor (IML) të Ribeirão Preto. Ndërsa ende nuk dihen motivet e vrasjes.

I riu u zbulua nga Comercial. Ai kaloi nëpër Cruzeiro, Botafogo-SP dhe Avaí derisa arriti në São Bernardo. Atje, ai ishte i suksesshëm në ekipin U-20 në 2021 dhe fitoi mundësi në ekipin kryesor në 2022.

AlbaniaWeb.net