Thu, Nov 28, 2024

U zhduk pas sherrit me gruan, shqiptari gjendjet i pajetë në Itali

  • PublishedNovember 2, 2023

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku është gjetur i vdekur një 47-vjeçar shqiptar.

Mësohet se viktima ishte zhdukur prej 3 ditësh në provincën e Ascolit në Itali. Sipas mediave italiane shqiptari ishte larguar nga shtëpia pas një sherri me gruan e tij ku nga ai moment nuk u bë më i gjallë.

Trupi i pajetë u gjet në mëngjes nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile pranë liqenit Gerosa. Ndërsa automjeti i tij tip “furgon” u gjet pranë liqenit Gerosa.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por policia po heton edhe pistën e vetëvrasjes.

AlbaniaWeb.net