Vëllai vrau në Tiranë! Dinamika-Kush është 46-vjeçari që u qëllua me tre plumba në kafe?
Zbardhen detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmë në Bathore ku u qëllua me armë zjarri një 46-vjeçar. Ai është Agim Hida dhe ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Bathores.
Ishin dy autorët që e ndoqën me motor dhe e qëlluan. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja, ndërsa Hida ka marrë 2 plumba në këmbë. Ndodhet në spital.
Paraprakisht mësohet se Hida ka qenë i ulur në lokal kur një prej autorëve e qëlloi me armë.
Policia nuk ka ende një pistë konkrete për ngjarjen, por verifikimet kanë nisur për të kaluarën e vëllait të tij, pasi disa vite më parë është akuzuar se ka kryer një vrasje në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Ndjekje me motor në errësirë dhe plumba! Çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë?