Ditë e zezë me 4 viktima/ Dy të rinj në lule të rinisë dhe dy të tjerë e japin frymën e fundit në rrugë
Tre persona, mes tyre dy të rinj ndërtuan jetë tragjikisht sot në Shqipëri. Dy të rinjtë kanë ndërruar jetë brenda rreth dy orëve në Vlorë dhe në Durrës.
Fillimisht paraditen e sotme një vajzë, 22-vjeçe në Vlorë nga kati i pestë përfundoi mbi një makinë duke gjetur vdekur në vend. Ende nuk dihet nëse vajza vuante nga depresioni dhe u hodh vetë apo ishte aksidentale.
Pak më pas një tjetër lajm vjen nga Durrësi. Një i ri, po 22-vjeç ka rënë nga pallati ku banonte duke përfunduar në tarracën e katit të 4-të.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit. Paraprakisht policia tha se ngjarja ishte aksidentale.
Viktima e tretë u regjistrua nga një aksident me vdekje në Shkodër, ku një 53-vjeçare ka përplasur një 72-vjeçare që po udhëtonte me biçikletë, e cila humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Personi i katërt humbi jetën mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar.
Makina “Hyundai” me drejtues 51-vjeçarin me iniciale Th. K. është përplasur me një motorin me drejtues një person ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.