Tue, Nov 19, 2024

Nuk duronte të qarat, nëna mbyt dy foshnjat, zbardhen ngjarjet pas 2 vitesh

  • PublishedNovember 4, 2023

Dy ngjarje të rënda janë zbardhur pas dy vitesh në Itali, ku një grua 27-vjeçare ka vrarë duke mbytur dy fëmijë të saj të porsalindur, pasi nuk i duronte dot duke qarë.

Gjithçka ka ndodhur në një distancë rreth një vit nga njëra-tjetra, ku më 15 nëntor 2021 e reja ka vrarë vajzën e saj Alice, vetëm 4 muajshe, ndërsa një vit më vonë më 25 tetor 2022 ka vrarë duke e mbytur me jastëk djalin e saj Matia, vetëm 2 muajsh.

Pas vrasjes së të porsalindurit Matia, autoritetet kanë nisur hetimet. Mosha e vogël e fëmijës dhe ngjashmëritë me vdekjen e mëparshme të parakohshme të vajzës së parë të gruas, kishin krijuar dyshime të forta për shkaqet e vdekjes dhe u urdhërua autopsia e të porsalindurit.

Rezultati i ekzaminimit të autopsisë, i mbërritur në shkurt të vitit 2023, nxori në dritë rrethanën kur vdekja e fëmijës ishte shkaktuar nga asfiksia akute mekanike, e cila sipas hetuesve është kryer me veprim të vullnetshëm duke shkaktuar vdekje të fëmijës

Për vdekjen e vajzës në 2021, e reja ka treguar se i kishte dhënë qumësht fëmije dhe e kishte zënë gjumi. Pasi kishte bërë dysh, ajo ka dëshmuar se ka parë të voglën që po merrte më frymë.

Si pasojë e një sërë deklarimesh kontradiktore të dhëna nga 27-vjeçarja, të cilat nuk përkonin me atë që ishte konstatuar nga Karabinierët, se vajza e vogël ndonëse e lindur para kohe dhe pak nën peshë, në momentin e daljes nga spitali dhe në vizitat e mëvonshme pediatrike, ishte një fëmijë i shëndetshëm, si vëllai i saj.

Në përfundim të hetimeve të kryera, u identifikua plotësisht se nëna i kishte vrarë vetë dy fëmijët e saj, për shkak se nuk përballonte dot të qarit të zgjatur të fëmijëve.

AlbaniaWeb.net