Nxirrnin ilegalisht gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, procedohen 2 persona
Specialistët e hetimeve pranë Policisë së Skraparit dhe Policisë së Poliçan kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të nxjerrjes së kundërligjshme të gurëve dekorativë, nga mali i Tomorrit.
Konkretisht, u referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-50-vjeçarin me inicialet N. Xh., banues në Skrapar, pasi në afërsi të subjektit për përpunimin e gurëve dekorativë që administronte ai, u gjetën gurë që dyshohet se janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin, nga zona e mbrojtur e malit të Tomorrit;
-40-vjeçarin me inicialet F. L., banues në Berat, pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Kthesa e Prokucës”, duke drejtuar një kamion të ngarkuar me gurë dekorativë që dyshohet se janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin, nga e njëjta zonë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kamioni i ngarkuar me gurë, që drejtonte 40-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Shkatërrimi i pronës”.