Tue, Nov 19, 2024

Vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, policia greke kap dhjetëra kilogramë drogë

  • PublishedNovember 4, 2023

Një ngarkesë me drogë që vinte nga Shqipëria është kapur nga policia greke. Operacioni u zhvillua mesditën e kësaj të shtune në rrugën “Egnatia” në afërsi të vendit të quajtur “Dodoni” në hyrje të Janinës.

Brenda në mjet të ndaluar janë gjetur dhe sekuestruar 64 pako me 70 kg e 400 gram kanabis. Policia greke sqaron se është arrestuar drejtuesi i mjetit, një 50-vjeçar.

Operacioni është zhvilluar pas një informacioni të siguruar nga antidroga e Patras për lëvizjen e një sasie të madhe droge nga kufiri gjelbër i Shqipërisë për në Greqi, ndërkohë që hetimet do i kryejë Prokuroria e Janinës.

AlbaniaWeb.net