Ishte me shpejtësi, të riut i “iku” timoni nga duart! Si ndodhi aksidenti në Tiranë (FOTO)
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti që ndodhi ditën e sotme pranë Kryeministrisë në Tiranë, ku drejtuesi i një makine tip “Benz” që paraprakisht mësohet se ka qenë një djalë i ri ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuarin anësor që lidh godinën e qeverisë me kryqëzimin e RTSH-së.
Dy të rinjtë të shtrirë në tokë! (Pamje nga aksidenti në Tiranë)
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur rëndë një çift të rinjsh, që ishte duke ecur në trotuar, të cilët kanë marrë menjëherë ndihmën mjekësore dhe janë dërguar në QSUT pas ndihmës së parë që u dhanë qytetarët. Sikur duket nga pamjet makina ka fluturuar në trotuar. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga polici.
FOTO/ E rëndë në Tiranë/ Makina futet në trotuar dhe godet të rinjtë