Izraeli: Vramë 12 komandantë të Hamasit, tani e ka radhën lideri në Gaza
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant deklaroi se ushtria ka vrarë 12 komandantë të Hamasit dhe gjithashtu do të gjurmojë dhe eliminojë liderin e organizatës në Gaza.
Sipas Times of Israel, pas vizitës në kufirin verior dhe jugor gjatë dy ditëve të fundit, ministri i Mbrojtjes i Izraelit në konferencën për shtyp përcolli mesazhin e ushtarëve izraelitë se ata janë të gatshëm të luftojnë deri në fitore dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Nëse duhet një vit, Izraeli duhet ta përfundojë misionin”, pohoi ai. “Këtu ka luftëtarë që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka” pohoi Gallant, duke shtuar se “kjo vendosmëri karakterizon të gjithë popullsinë e Izraelit“.