Mon, Nov 18, 2024

Po e prisnin “krahë hapur”! Kapet në Berat për t’u “paketuar” drejt Italisë

  • PublishedNovember 5, 2023

Foto ilustruese

Një 48-vjeçar është arrestuar në Berat. Ai është Andrea Ajsallari. Ishte në kërkim nga drejtësia italiane për dy vepra penale, ku pritet që të ekstradohet dhe gjykohet.

“I kërkuar nga autoritetet e Italisë, për kanosje dhe për shfrytëzim për prostitucion, kapet në Berat dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, 48-vjeçari.

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për llogari të Italisë.

Në bazë të këtyre informacioneve, si dhe në vijim të bashkëpunimit intensiv për shkëmbimin e tyre, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bënë të mundur lokalizimi dhe kapja.

48-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë” njofton policia.

AlbaniaWeb.net