Sat, Sep 28, 2024

Bedri Islami: Farsa e Hagës dhe akuzatorët në Prishtinë e Tiranë

  • PublishedNovember 6, 2023

Në 5 nëntor u bënë tre vite që nga dita e arrestimit dhe dërgimit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, e njohur si Dhomat e Specializuara, e disa drejtuesve të lartë politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes të cilëve edhe ish presidenti i saj, Hashim Thaçi.

Ndoshta i vetmi njeri që e kishte pritur se kjo mund të ndodhte një ditë, edhe atëherë kur luhatej në drejtëinë e vendimit të tj për të ngritur një institucion të tillë, do të ishte Ai. E kisha pyetur disa herë për një mundësi të tillë dhe gjithë herë qetësisht më ishte përgjigjur se kjo mund të ndodhë, dhe se, në fund të fundit, mund të ishte borxhi i fundit ndaj lirisë së Kosovës.

Askush nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh në Hagë. Shumica e seancave janë të mbyllura. Nuk dihet saktësisht se për çfarë akuzohen. Dihet se shumica e akuzave, sipas avokatëve mbrojtës, janë nga shërbimi i fshehtë serb dhe prokuroria speciale serbe, ku punuan edhe prokurorë ndërkombëtarë, që më parë kishin punuar në Kosovë dhe, pas mandatit të tyre ishin zhvendosur në Beograd.

Salusto ishte njëri prej tyre: në Kosovë ishte kryeprokuror, në Beograd ndihmës kryeprokuror për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Dihet gjithashtu se gjithçka filloi nga një raport i Dick Martyt, senatorit kontravers zvicerian, që raportin e mori në stacionin e trenit në Zyrich, pikërisht nga kryeprokurori serb dhe ambasadori i Beogradit në Zvicër. Akuza kryesore, ajo e trafikimit të organeve, që tronditi botën, nuk është askund në aktakuzën e tanishme. Do të mjaftonte vetëm ky fakt që Gjykata të shkrihej.

Mirëpo “treni” ishte vënë në lëvizje. Për ta bërë të besuar duheshin arrestuar figura të njohura: ish kryeministri i Kosovës dhe president, dy kryetarë të Kuvendit, drejtuesi i një grupi parlamentar. Në seancën e parë, Jakup Krasniqi, zëdhënësi politik i UÇK-së dhe ish i dënuar me shumë vite të gjata burgimi në kohën e ish Jugosllavisë, si irredentist dhe nacionalist, do të deklaronte me dhimbje se, “As policia e Serbisë nuk është sjellë kaq harbutërisht në arrestimin tim”.

Misteri dhe enigma janë në sallat e gjyqit. Fjalët dhe informacionet që dalin nuk janë asnjëherë të plota dhe, po ashtu, nuk janë të besueshme. Është ndodhta gjyqi më i fshehtë në botë dhe nuk besoj se do të ketë një të dytë si ky.

Megjithëse kanë shkuar tre vite, janë bërë dhjetëra kërkesa për mbrojtje në liri, asgjë nuk është lejuar. Edhe vizitat në Kosovë, me raste të veçanta, tepër të dhimbshme, në vdekje apo sëmundje të rënda, bëhen në masat e larta të sigurisë, duke privuar edhe takimet me njerëzit e afërt, prindërit apo fëmijët.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Askush nuk e di. Klima e ngritur mbi ngjarjet është e rëndë. Akuzat janë ende të mjegullta. Edhe gjërat për të cilat është folur në media kalojnë në terr informativ. Dëshmitarët që u shfaqën hapur ishin dështimi i madh i prokurorisë dhe i gjykatës. Çka, si duket, ktheu përsëri terrin dhe heshtjen.

Mjedis i ngarkuar me heshtje, terr dhe mungesë të dhënash. Hetohet mbi çdo fjalë e ngjarje, pa ditur rrjedhat e asaj që ka ndodhur. Janë gjetur katër fajtorë, faji i vetëm i të cilëve është se luftuan për vendin e tyre, dhe, për më tepër, nuk lejuan, me aq forcë sa kishin, sepse autoriteti nuk imponohet dhe nuk mund të imponosh autoritet në tre muaj, që në Kosovë të mos ketë luftë civile, përplasje mes forcave politike, ushtri në shërbim të makinerisë vrastare serbe.

Që nga marsi i vitit 1998 dhe deri në qershor të këtij viti Ushtria Çlirimtare e Kosovës u njëqind fishua. U bë një çështje e hapur. Imponim i kohës, por edhe domosdoshmëri. Mbrojtja e vetme që mund të kishte një popull. Që ishte mësuar të vetë organizohej, sapo gjente një forcë organizuese. Fshatrat mblidheshin dhe ngritnin komandën e tyre. Ia besonin drejtimin ish të burgosurëve politikë, si figura të sprovuara, por edhe eprorëve të pakët ushtarakë. Gjithçka vet vetiu, si rrjedhë e asaj që kishte ndodhur dhe do të ndodhte.

Prokuroria Speciale po mbështjell shumë gjëra rreth emrit të Hashim Thaçit. Figura më eminente e asaj përballje, por edhe e mbartur me dinjitetin e njeriut që bëri për vendin e tij shumë më tepër se sa është pritur.

Çuditërisht, para burgosjes së tij, opozita në Tiranë dhe opozita në Prishtinë e sulmuan kaq ashpër, kaq fort dhe rrëmujshëm, sa që askush nuk do e kishte besuar se këto akuza vinin nga figura poliike shqiptare.

Berisha dukej sikur kishte lexuar rrjesht për rrjesht raportin e Dick Martyt, ndoshta edhe në të njëjtën kohë apo para tij. Akuzat për vrasjen e militantëve të LDK-së u bënë aq hapur, sa kishte ndodhur vetëm në faqet e shtypit beogradas. Bile atij ultra nacionalist.

Në Kosovë, duke synuar pushtetin, dhe pushteti mund të merrej vetëm nëse Thaçi nuk do të ishte në Kosovë, opozita e Kurtit do të ketë njerën nga faqet më të erta të saj. E sulmoi Thaçin për gjithçka, deri në shitjen e bashkë luftëtarëve, dyke thënë haptas se Thaçi ka bërë marrëveshje me ndërkombëtarët për të ruajtur lëkurën e tij, në dëm të jetës së luftëtarëve.

Kurti do të ketë fjalimin e tij më cinik, që është platforma e tij dhe e grupit nga Shqipëria që rri pranë tij, rreth vlerave të luftës. Historia njeh mjaft raste të tilla, kur afrimi i pushtetit bëhet shkaku i humbjes së vetëdijes kombëtare. Nuk është e rastit që njerëz të afërt me Kurtin bënë deklarata dhe ndërhyrje të hapira në institucione ndërkombëtare, duke parathënë se “lirimi i Thaçit do të ishte fundi i demokracisë në Kosovë dhe do të sillte rrëmuijë të madhe”.

Edhe sot e kësaj dite vazhdon i njëjti motiv. Sidomos tani që po miratohet Zajednica, kali i betejës i Lë vizjes VV, ku kanë hipur vetë tani. Faji i vetëm për krerët qeverisës është marrëveshja e Thaçit e vitit 2013, por ajo, jo vetëm ishte më e mirë kombëtarisht se ajo që po përgatitet, por në një kohë të duhur, kur Kosova kishte përparësinë e saj diplomatike e politike, kur lidhja e hashim Thaçit me Departamentin Amerikan të Shtetit ishin të shkëlqyera dhe Kosova nuk ishte nën embargo si sot; 10 vite që shkuan në dobi të ekspansionit politik të  Beogradit  nga dëshira për pushtet dhe mohimi i çdo vlere.

Dhjetë vite më parë gjendja ishte ndryshe, përrallat e politikës po mbarojnë, Zajednica po miratohet, faji do të gjendet diku tjetër, dhe ai tjetri është në burg, edhe me dëshirën e një pjese të klasës politike në Kosovë dhe në Tiranë.

Hashim Thaçin e kam njohur shumë vite më parë, rastësisht në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin vend me Kadri Veselin. Ka ndodhur në Zvicër dhe mund të ketë qenë viti 1994. Fundi i tij ose fillimi i vitit tjetër. Një mik i mirë, Sejdi Gega më njohu me to. I quajti bashkarisht “djem” dhe ashtu i kanë quajtur gjithnjë.

Më pas kam qëndruar shumë herë me to dhe kemi bërë punë të përbashkta. Secili në detyrën e tij. Jemi mirë kuptuar, kemi pasur edhe debate, që kanë gjetur zgjidhje. Thaçi ishte njeri që të dëgjon me vemendje, ai nuk ngutej, vetëm në raste jashtëzakonisht të veçanta, por edhe atëherë zemërimin e kishte më shumë të jashtëm, se të brendshëm. Kishte gjithnjë stofin e njeriut të politikës, dhe, kërkonte gjithnjë rrugët e së përbashktës.

Në zgjedhjet e para politike në Kosovë, megjithëse Rugova e përjashtoi emrin e tij si kryeministër i ardhshëm dhe kërkoi të ishte një tjetër, mendim me të cilin nuk isha i një mendje, Thaçi e pranoi. Përmes vendimit të tij Rugova u zgjodh president i Kosovës, ashtu si më vonë, përmes votës së LDK-së, Thapi u zgjodh president. Ai e donte politikën. Dhe bëri një politikë të qetë, me kokën drejt Shteteve të Bashkuara dhe me zemrën ndaj Shqipërisë.

Pak vetë e kanë njohur më mirë se unë, megjithëse shumë të terë qëndronin gjatë me të. Ne takoheshim kur duhej dhe bisedonim si miq. Kuptoheshim. Edhe kur nuk ishim një mendje, përpiqeshim të gjenim rrugën e përbashkët.

E kam takuar pak javë para se të ndodhnin ngjarjet tronditëse. E dinte se çfarë do të ndodhte së shpejti, nuk ia thonte askujt, por ndjehej,  megjithëse kishte mendimin se duheshin shpejtuar gjërat në dobi të Kosovës.

Atëherë kur mendoi se do të vihej një bazament i fortë në të rdhmen diplomatike dhe politike të Kosovës, rruga e tij u nderpre. Shumë faktorë u bënë bashkë. Disa prej tyre janë përsëri bashkë, kundër tij. Askush nuk e di përse. Sado e hidhur të jetë humbja, ajo nuk është kurrë mbi të ardhmen e një kombi.

Thaçi dhe shokët e tij i mungojnë Kosovës. Skena politike nuk do të ishte kjo, as kaq e turbullt dhe as kaq enigmë.

Shpesh herë i them vetes: kujt i është dashur një gjendje e tillë në Kosovë, për deri sa shpejtuan arrestimin e një elite politike, që nuk do të kishte lejuar kaq shumë përqëndrim pushteti në një dorë të vetme, që nga realiteti i dikurshëm, po shkon drejt delirantes?

Asskush nuk e di se sa do të zgjasë proçesi i filluar në Hagë. Enigma do të jetë edhe më tej në të gjithë atë që po ndodh. Një ditë do të kthehen. Akuzat, jam i bindur, do të bien. Sepse janë ngritur mbi të pa vërtetat. Dhe si çdo gjë e tillë, ata do të përshfaqen një ditë në të gjithë dritën e tyre./ DITA

AlbaniaWeb.net