Sat, Sep 28, 2024

Beteja për komisionet, Salianji: E tha vetë Dumani, “hetimi penal është i pavarur”

  • PublishedNovember 6, 2023

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas prononcimit të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani se komisionet parlamentare nuk e dëmtojnë aspak punën e Prokurorisë së Posaçme, sikur ka pretenduar shumica socialiste që i ka mbyllur derën opozitës.

Demokrati thotë se kërkesave të opozitës për më shumë hapësire, “rilindja” i është përgjigjur me ndalimin e hyrjen në ambientet e parlamentit deputetëve opozitarë.

“Dhuna fizike që ushtrohet ndaj deputetëve për të mos i lejuar të hyjnë në vendet e tyre të punës është ana e dukshme e dhunës së juntës!

Dhuna dhe terrorizmi parlamentar qëndron tek moslejomi i ushtrimit të funksionit kushtetues për deputetët! Ne kërkojmë hiç më shumë se të drejtat që na garanton kushteuta dhe qe janë baza minimale për të qënë demokraci funskionale!

Protesta jonë është për të ushtruar të drejtën e kontrollit parlamentar, për të pasur përfaqësim në komisionin e reformës zgjedhore dhe për të krijuar opozitës hapësirat që kushtetuta, rregullorja dhe ligji garanton!

Pretendimit se komisionet dublojnë punën e SPAK i është pergjigjur vetë drejtuesi i SPAK: “ në çdo rast hetimi penal është i pavarur”, drejtuesi i Prokurorisë Speciale i tha INA Media-s se “Prokuroria e Posaçme ka qenë dhe është e vëmendshme ndaj hetimeve të kryera nga komisionet parlamentare për ato vepra penale që janë në juridiksionin e saj” thotë Altin Dumani.

Kërkesave të opozitës për më shumë hapësire, rilindja i është pergjigjur me ndalimin e hyrjen në ambjentet e parlamentit deputetëve opozitarë” tha ai.

A e dëmton hetimi parlamentar punën e SPAK-ut? Dumani rrëzon PS-në: Kanë qëllim të ndryshëm

AlbaniaWeb.net