Sat, Sep 28, 2024

Deputetët mbi kangjella, Meta: Dënoj militarizimin e Kuvendit

  • PublishedNovember 6, 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar mbylljen e derës së Kryesisë së Kuvendit nga Garda me urdhër të Lindita Nikollës për deputetët e opozitës paraditen e sotme.

“Dënoj me ashpërsi militarizimin e institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë.

Asgjësimi i të drejtave kushtetuese të opozitës është sulm ndaj pluralizmit politik dhe llogaridhënies para qytetarëve.

Partia e Lirisë mbështet vendosmërisht qëndrimin e opozitës e në veçanti:

📌 Garantimin e ngritjes të komisioneve hetimore në Kuvend;

📌 Të drejtën e opozitës për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore;

📌 Garantimin e shqyrtimit të të gjitha projektligjeve që opozita ka depozituar në Kuvend dhe që bllokohen prej vitesh.

Deputetët e opozitës përfaqësojnë zërin e mbi 700 mijë qytetarëve të cilët kanë të drejtë të dëgjohen.

Kjo krizë e rëndë nuk zgjidhet me Gardën e Republikës por me respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores të Kuvendit, si baza e funksionimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës” shkruan ai.

AlbaniaWeb.net