Sat, Sep 28, 2024

“Deputetët si “Tarzani”! Berisha: SPAK-u nuk më ka njoftuar për t’u paraqitur

  • PublishedNovember 6, 2023

Sali Berisha deklaroi se skenat e sotme të deputetëve që u ngjitën në mure duke u futur nga dritarja në parlament kanë bërë xhiron e botës dhe tregojnë se Shqipëria drejtohet nga regjimi i Edi Ramës.

I detyruan deputetët të bëjnë “Tarzanin”, të ngjiten mbi mure për të hyrë në parlament. Kjo skenë është dëshmia më flagrante e narkoshtetit, regjimit të Edi Ramës” tha ai.

I pyetur nëse i frikësohet një mase më të fortë pasi sot nuk u paraqit në SPAK përpara oficerit të policisë gjyqësore, deklaroi se nuk ka marrë asnjë njoftim.

Jam përgjigjur cdo thirrje në jetën time cdo gjyqtari dhe prokurori, por nuk mund të pranoj kurrë asnjë vendim anti-kushtetues se kjo do të thotë gjëmë. Unë nuk kam asnjë njoftim, veç njoftimeve publike, që nuk kanë asnjë vlerë.

Unë kam një institucion zyrtar të punës, që është parlamenti i Shqipërisë. Çdo njoftim, kushdo që të ketë për deputetin e sjell në parlament. Këtu nuk ka ardhur asnjë gjë” tha ai.

AlbaniaWeb.net