Sat, Sep 28, 2024

Derdhet naftë në degën e Devollit, procedohen penalisht dy punonjës të Albpetrol në Kuçovë

  • PublishedNovember 6, 2023

Policia vendore e Qarkut të Beratit njoftoi të hënën se kishte nisur një procedim penal dhe dërguar referim në prokurori ndaj dy drejtuesve të Albpetrolit në Kuçovë, pas konstatimit të një sasie nafte në një degë të lumit .

Sasia e naftës mësohet se është derdhur të dielën  në një përrua, i cili përfundon në lumin Devoll. Kallëzimin për rastin e kanë bërë banorët e zonës periferike në qytetin naftëtar, të cilët kanë konstatuar ndotjen dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

Policia tha se procedoi penalisht kryeinxhinierin dhe shefin e sigurimit teknik në ndërmarrjen e prodhimit të naftës. “Në përfundim të këtyre veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. M., 51 vjeç, dhe T. L., 56 vjeç, përkatësisht me detyra kryeinxhinier dhe shefi i sigurimit teknik, në ndërmarrjen për prodhimin e naftës”, tha Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut të Beratit, në një njoftim të shpërndarë për mediat.

Në njoftim policia thotë se hetimet paraprake kishin zbuluar se kishte ardhur për shkak të aktivitetit të . Policia dyshon se kompania ka shkarkuar mbetje hidrokarbure në përrua në kundërshtim me ligjin dhe e ka referuar rastin në prokurori  për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Pak ditë më parë punonjës të Albeptrol dhe një kompanie private u proceduan penalisht nga policia në Fier, për derdhje të sasive të mbetjes së naftës në lumin e Gjanicës.