Fri, Sep 27, 2024

Elbasani mbulohet nga tymi pas zjarrit në fushën e skrapit të Kurum

  • PublishedNovember 6, 2023

Elbasani u mbulua nga tymi dhe era e keqe nga mesdita e të hënës, kur  fusha e grumbullimit të skrapit të kompanisë   u përfshi nga flakët duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Policia dyshon se bateri apo mbetje të tjera të hedhura së bashku me mbetjet e skrapit kanë marrë flakë duke shkaktuar zjarrin.  , drejtues teknik i sigurisë se jashtme të Kurum tha se dyshohej që shkak ka qenë një bateri që ndodhej në grumbullin e skrapit. Ai pranon që është një dëm i madh për mjedisin dhe pasojat janë të rënda.

“Në orën 10 e 25 minuta ka dalë një shkëndijë tymi në pjesën e sipërme. Është një fatkeqësi për Kurumin dhe për të gjithë ne. Janë materiale plastike nga brenda skrapit të makinave që kanë ardhur nga jashtë”, tha Çipi për gazetarët.

Megjithatë ai këmbënguli se ngjarja ishte askidentale. “Kjo nuk është që është bërë nga dora e njeriut, por është një ngjarje aksidentale”, tha ai.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan mjetet e kompanisë dhe zjarrfikësit. Gjatë kohës së zjarrit kanë ndodhur edhe shpërthime që sipas specialistëve janë bombula gazi të amortizuara.

Grupi hetimor ka administruar prova për të zbuluar shkaqet e këtij zjarri masiv dhe tepër ndotës për qytetin. Zjarri vazhdon të jetë i përmasave të mëdha sidomos pas shpërthimit të një bombule gazi që e nxori atë jashtë kontrollit.