Sun, Nov 17, 2024

Pas vdekjes merr fund ‘haremi’ i Berluskonit, 20 vajza humbasin shtëpitë dhe…

  • PublishedNovember 6, 2023

Pas vdekjes së Silvio Berlusconit një lajm i keq vjen për vajzat të cilat merrnin pjesë në festat e tij private, të njohur si “Bunga Bunga”. Sipas medias italiane Corriere della Sera vajzat do të humbasin paratë dhe shtëpitë që u kishte dhuruar Berlusconi.

Fëmijët e Silvio Berlusconit do të ndërpresin ndihmën mujore financiare që manjati u kishte caktuar 20 vajzave të reja.

Një agjenci imobiliare e autorizuar nga trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian u ka dërguar një letër vajzave që kanë marrë pjesë në festat e famshme në Arcore, ku njofton ndërprerjen e këtyre përfitimeve “për shkak të vdekjes”.

Por përveçse duhet të kthejnë apartamentet para datës 31 dhjetor, vajzat e Via Olgettinas, në Milano siç i quan shtypi italian, humbasin edhe pagesën mujore prej 2500 eurosh të dhënë nga Berlusconi në të gjitha vitet e mëparshme.

Ishte vetë Berlusconi ai që pranoi në vitin 2013 në një nga seancat e procesit në të cilin u gjykua për ryshfet për dëshmitarët në çështjen Ruby, se i kishte dhënë secilës prej vajzave nga 2500 euro në muaj për darkat dhe festat e “Bunga Bunga”.

Sipas raportimit të “Corriere della Sera” vlerësohet se që nga marsi i vitit 2012, Berlusconi kishte paguar për vajzat gati 11 milionë euro.