Po kthehej në shtëpi! Bie në rrugë dhe vdes, dyshimet e para
Një person i vdekur në Kurbin. Mbrëmjen e djeshme një 53 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar përtokë. Viktima është Luan Kolici.
Paraprakisht dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë, të cilat kanë rezultuar fatale për jetën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër Laç-Milot në afërsi të Uzinës. 53-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë në anë të rrugës kur është rrëzuar.
Trupi i 53-vjeçarit është dërguar për ekspertim mjeko-ligjor.