Sat, Sep 28, 2024

Afrikanët drejt Shqipërisë, Rama: Pakti do të kalojë në parlament

  • PublishedNovember 7, 2023

Kryeministri Edi Rama mbërriti dje në Romë për të njoftuar së bashku me kryeministren Italiane, Giorgia Meloni marrëveshjen që parashikon hapjen e një qendre në Shqipëri për të mirëpritur azilkërkuesit. Rama shpjegoj se marrëveshja do të financohet e gjitha nga Italia dhe se nga ana e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë përfitim.

 I pyetur nga gazetarët se përse i tha po Italisë, Rama u shpreh: “Sepse jemi në borxhe dhe sa herë që mundemi mundohemi ta shlyejmë. Të mos harrojmë se çfarë bënë italianët për ne në pritjen e viteve ’90 dhe gjithashtu në krizat e mëpasshme që prekën Shqipërinë”.

 Nga gazetarët nuk munguan as ngacmimet në lidhje me ankesat që patën figurat politike shqiptare për këtë lëvizje, në lidhje me këtë Rama u shpreh se marrëveshja do të sillet në Parlamentin Shqiptar për miratim, duke lënë të kuptohet se asgjë nuk është ende e vendosur përfundimisht.

 Kryeministri i vendit nuk mbajti as “thumbimet” për BE-në, duke thënë se shumë vende anëtare kanë filluar ti kthejnë shpinën emigracionit afrikan por duke pritur me krahë hapur ata që largohen nga Ukraina.

“Është një temë padyshim komplekse. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një qasje të re nga i gjithë Bashkimi Evropian”, thekson Rama në  intervistën për gazetën ”Corriere della sera”.

AlbaniaWeb.net