Sat, Sep 28, 2024

Dështimi në mes të Tiranës, fëmija me këmbën e thyer për disa orë, kopshti pa licencë dhe fshehja

  • PublishedNovember 7, 2023

Dhunimi i një fëmije 3-vjeç në një kopsht privat në zonën e “Ali Demit” në Tiranë i ka tronditur të gjithë. Pamjet janë të tmerrshme. Fëmijët qëllohen me vizore nga njeriu që presupozohet se do të kujdeset dhe do i mbrojë. Ministria e Arsimit në të kaluarën ka mbyllur institucione arsimore edhe pse në një nga klasat nuk futej plotësisht dielli, kurse në këtë rast faktin që kopshti lulëzonte pa licencë në mes të kryeqytetit nuk e pa. Madje asnjë institucion tjetër shtetëror.

Goditje me vizore dhe këmba e thyer! Si u tentua të fshihet dhuna në kopsht

Vetëm pasi doli skandali në media reagoi dhe pranoi se kopshti është pa licencë për këtë arsye mbyllet. Por a ka ndonjë përgjegjësi si arriti që të vijonte i qetë punën pa u konstatuar nga askush? Edukatorja Majlinda Dehima u shoqërua sot në polici. Data 7 Nëntor. Ngjarja ka ndodhur në datë 1 të këtij muaji. Pse edukatorja u shoqërua pas gjashtë ditësh dhe jo menjëherë pasi prindërit bënë denoncimin për ngjarjen?

FOTOT/ Kjo është edukatorja që e qëlloi me vizore, kush ia theu këmbën fëmijës?

U desh që lajmi të bëhet publik që të veprohet? Prindërit deklaruan tek emisioni “STOP” se në spitalin e Traumës nuk u ishte marrë denoncimi. Gjithashtu prindërit ngritën dyshime të forta se ngjarja u tentua që të manipulohet nga komisariati. Në lojë është edhe mjekësia ligjore. Por rikthehemi tek dita e ngjarjes. Prindërit, theksojnë se janë njoftuar rreth orës 15:00 të pasdites se fëmija ishte dërguar në Pediatri. Versioni i parë ishte se diçka e kishte pickuar në këmbë dhe për këtë arsye ishte ënjtur. Grafia që iu bë tek “Trauma” zbuloi se vogëlushja e kishte thyer këmbën. Si ndodhi ngjarja ende nuk është zbuluar. Në pamje kemi parë vetëm momentin kur edukatorja gjuan vogëlushët me vizore.

Vajza 3-vjeçe theu këmbën në kopshtin privat, policia merr edukatoren

Sipas prindërve, bazuar tek kamerat e sigurisë brenda kopshtit, fëmija futet duke çaluar dhe qarë brenda dhomës që në orën 10:00 paradite. Nëse fëmija e ka thyer këmbën atëherë, kjo do të thotë se nga ora 10:00 paradite deri në 15:00 kur u njoftua se u dërgua në spital, fëmija ka qëndruar me këmbën e thyer? Pra përveç tentativës, sipas prindërve për të mbyllur çështjen në polici ka pasur një gjë të tillë fillimisht brenda kopshtit? Falë medias ndoshta ngjarja do të zbardhet, por skandali merr përmasa të tjera kur bëhet fjalë që gjithçka ka ndodhur jo në periferi, fshat, apo qytet të largët, por në mes të Tiranës.

E rëndë në Tiranë, vajza 3-vjeçe thyen këmbën në kopshtin privat! MAS e mbyll: Ishte pa licencë!

AlbaniaWeb.net