Sun, Sep 29, 2024

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopësht, Ministria e Brendshme: Të zbardhet ngjarja!

  • PublishedNovember 7, 2023

Ministria e Brendshme ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në kopshtin privat në Tiranë, ku edukatorja dhunoi deri sa i theu këmbën një vajze 3-vjeçare.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, ministria kërkon nga autoritetet zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Ministria e Brendshme dënon me forcë veprimet e dhunshme ndaj fëmijëve dhe i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së raportuar në Tiranë, për të marrë masa të menjëhershme dhe të rreptë ndaj përgjegjësve.

Siç është raportuar në emisionin investigativ “STOP” mbi ngjarjen e ndodhur në një kopsht privat, rast për të cilin familjarët e fëmijës së dëmtuar akuzojnë strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, se nuk kanë kryer veprimet e duhura ligjore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit administrativ, me qëllim verifikimin e procedurave standarde të kryera nga punonjësit e Policisë,” shkruhet në reagim.

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopësht, pezullohen 3 zyrtarë të policisë

 

AlbaniaWeb.net