Mon, Sep 30, 2024

EMRI/ Bërtiti “Allahu Akbar” në kishë, shqiptarja vdes sapo arrestohet

  • PublishedNovember 7, 2023

Mrinela Murati, një 39-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali, pas një skene në një funeral në kishë.

Mësohet se më 3 nëntor, gjatë një funerali në kishën e Madonna Pellegrina, në via Monti, Murati ka humbur toruan dhe pasi ka thirrur “Allahu Akber” dhe ka tentuar të rrëmbejë një statujë e ta hedhë në tokë.

Në atë moment dy oficerë e kanë kapur dhe i kanë vënë prangat kur më pas 39-vjeçarja ka humbur ndjenjat.

Ajo u transportua me ambulancë në spitalin e Vigevanos (Pavia), ku edhe ndërroi jetë. Dy oficerë të policisë lokale janë nën hetim nën dyshimin për vrasje.

AlbaniaWeb.net