Mon, Sep 30, 2024

Vendimi i Strasburgut, shoqata e familjarëve të viktimave të Gërdecit: U konfirmua se kemi të drejtë

  • PublishedNovember 7, 2023

Pas rreth 14 vitesh nga shpërthimi tragjik në Gërdec dhe nisjen e një procesi të ri gjyqësor për ish-ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Gjykata e Strasburgut ka marrë një vendim në favor të familjeve të prekurave.

Ndërsa theksohet se gjatë procesit ka pasur shkelje procedurale, Gjykata kërkon dëmshpërblim prej 12 mijë eurosh për Zamira dhe Feruzan Durdajn.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit, e cila ka mirëpritur vendimin e Strasburgut.

“Ne ndihemi të përligjur nga mbështetja që kjo gjykatë supreme i dha dy ankesave tona kryesore dhe konkretisht:

Gjyqi penal nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen tonë të plotë dhe se autoritetet e hetimit dhe gjykimit kanë vonuar padrejtësisht zbardhjen e plotë të rolit dhe të përgjegjësisë penale të mundshme të ish Ministrit të Mbrojtjes.

Tashmë Gjykata e Strasburgut na konfirmoi që kemi pasur të drejtë gjatë gjithë kohës kur drejtësia shqiptare na ka shpërfillur çdo kërkesë, përpara se ta merrte seriozisht vetëm drejtësia e sotme,” thuhet në një pjesë të reagimit.

AlbaniaWeb.net