Fri, Oct 4, 2024

Aksident në Delvinë, makina del nga rruga, një i lënduar

  • PublishedNovember 8, 2023

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit.

Drejtuesja e automjetit tip “Fiat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku më pas është përplasur me trafikndarëset.

Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur 57-vjeçari, babai i drejtueses së automjetit.

Ai është dërguar në spitalin e Sarandës, më pas është nisur drejt Traumës në Tiranë. Ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.

AlbaniaWeb.net