Fri, Oct 4, 2024

Çahet postblloku/ Makina tenton t’i përplasë, policët qëllojnë drejt me armë

  • PublishedNovember 8, 2023

Një person ka tentuar të godasë me makinë disa zyrtarë policorë të njësisë për reagim të shpejtë në Leposaviç të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur pasi një patrullë policore ka tentuar ta ndalojë makinën e drejtuar nga një person i cili dyshohej për kontrabandim me emigrantë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë se pasi drejtuesi i veturës nuk i është bindur urdhrit të Policisë, ai ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë.

Ai ka bërë të ditur se në këtë incident, zyrtarët policorë nuk janë lënduar.

“Rasti ka ndodhur sot, janë dyshuar për kontrabandë me emigrantë, zyrtarët policorë nuk janë lënduar”, ka thënë Elshani.

Elshani ka vijuar të shtojë se personi që ka tentuar sulmin me makinë është në kërkim nga Policia e Kosovës, por ende nuk është arrestuar.

Gjithashtu, sipas tij, 10 emigrantë që ishin në veturë janë dërguar në stacionin e Policisë për hetime të mëtejshme.

“Personat të cilët kanë tentuar të godasin me veturë zyrtarët policorë janë në kërkim nga Policia e Kosovës, nuk janë arrestuar, ndërsa 10 emigrantë janë dërguar në stacionin e Policisë për hetime të mëtutjeshme”, ka thënë Elshani./Telegrafi

AlbaniaWeb.net