Wed, Oct 2, 2024

Fëmija theu këmbën! Merret në hetim pronari i kopshtit në Tiranë

  • PublishedNovember 8, 2023

Daniel Danushi, pronari i kopshtit privat pa licencë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë është marrë nën hetim nga prokuroria për shkak se një fëmijë theu këmbën në rrethana ende të pasqaruara në këto ambiente.

Ngjarja ndodhi në datë 1 Nëntor, por mori rëndësinë dhe trajtimin e duhur nga organet ligjzbatuese vetëm pasi doli në media. Skandali u thellua më tej pasi nga kamerat e sigurisë u zbulua se njëra prej edukatoreve i qëllonte fëmijët me vizore.

E pyetur si e theu vajza 3-vjeçe këmbën, edukatorja tha se “mund të jetë dëmtuar tek krevati”. Hetimet vazhdojnë. Ndërkohë që pronari do të akuzohet për fshehje të ardhurash për shkak se ushtronte veprimtarinë pa licencë.

Dështimi në mes të Tiranës, fëmija me këmbën e thyer, kopshti pa licencë dhe fshehja

AlbaniaWeb.net