Thu, Oct 3, 2024

Makina përmbyset mbi urë, aksidentohet çifti

  • PublishedNovember 8, 2023

Një aksident është regjistruar në dalje të tunelit numër 3 të rrugës së Arbrit, në fshatin Shkallë të Xibrit. Mësohet se mjeti është përmbysur mbi “Urën e Fshatit” 158 metra e lartë.

Në automjet ndodheshin dy të rinj, burrë e grua, teksa kjo e fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë zhavori që ka hyrë në tunelin e pjerrët si pasojë e ujërave të shiut.

AlbaniaWeb.net