Tue, Oct 1, 2024

Moti i keq, dy makina bëhen “copë-copë” në Fier

  • PublishedNovember 8, 2023

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Levan mëngjesin e sotëm.

Mësohet se  makina me targa kosovare e topit “Opel” dhe një e tipit “Toyota” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Policia raporton se aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Si pasojë janë krijuar dhe radhë të gjata trafiku pasi ky aks njihet dhe për qarkullimin e rënduar që ka.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështira e lartë në rrugë por dhe fushëpamja e kufizuar për shkak të shiut të dendur.

Policia vazhdon të jetë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e mundshme të aksidentit.

AlbaniaWeb.net