Wed, Oct 2, 2024

Panik në Napoli, tifozët gjerman kthejnë “përmbys” qytetin

  • PublishedNovember 8, 2023

Ka qenë  një mbrëmje me tension të lartë ajo e 7 nëntorit  në qytetin e Napolit.

Një natë para sfidës midis Napolit dhe Unionit të Berlinit, ultrasit gjerman kanë kthyer “përmbys” qytetin.

Dy mijë tifoz të Berlinit mësohet të kenë udhëtuar drejt Italisë për të ndjekur skuadrën e tyre në ndeshjen e vlefshme për UCL.

Një grup prej tyre është zhvendosur natën e mbrëmshme në qendër të qytetit aty ku kanë filluar të përhapin panik, akte dhune dhe vandalizëm.

Më pas ka pasur një përplasje me policinë dhe karabinierët që kanë tentuar t’i frenojnë.

Gjermanët hodhën bomba tymuese dhe fishekzjarr  ndaj mjeteve të blinduara të policisë, të pranishme në masë, gjithashtu në terren për të parandaluar çdo kontakt me ultrasit e Napolit.

Xhama të dyqaneve dhe makina të dëmtuara, kazanët e mbeturinave të përmbysura dhe rrugët e bllokuara: pak nga gjithçka ndodhi.

Në aksion ishin rreth 200 ultras gjermanë: gjatë incidenteve disa policë me sa duket ishin të plagosur lehtë.

Raporti i policisë së Napolit flet për njëmbëdhjetë tifozë gjermanë të arrestuar në luftën guerile.

Sipas mediave Italiane, po merret në konsideratë dhe ndalimi i hyrjes së tifozëve në “Maradona”.

AlbaniaWeb.net