Sun, Oct 6, 2024

Bushi flet për Ibrahimoviçin shqiptar: Fola, por ndoshta po pret Gjermaninë

  • PublishedNovember 9, 2023

Trajneri i ekipit U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi ka folur për talentin nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, i cili e nisi për mrekulli eksperiencën e re në Serie A me Frosinonen. Trajneri shqiptar e pranon se e ka kontaktuar 17-vjeçarin, por që nuk ka marrë ende përgjigje prej lojtarit në pronësi të Bayern Munichut.

“Çdo lojtar shqiptarë kudo që është, në çdo kampionat të Europës ne e kontaktojmë. Nuk diskutohet fare që ka patur kontakte Shqipëria. Për arsye të njëanshme të lojtarit, mund të presë Gjermaninë ose diçka tjetër, për këtë arsye nuk është thërritur. Por çdo lojtar shqiptar që është në kampionatet e Europës që luan dhe ka nivel për ekipin kombëtar është i kontaktuar 100% nga ne” tha ai.

AlbaniaWeb.net