Mon, Oct 7, 2024

Dhuna ndaj 3-vjeçares, qytetarët protestë te Ministria e Arsimit: Burg për edukatoren!

  • PublishedNovember 9, 2023

Qytetarët janë mbledhur sot në protestë para Ministrisë së Arsimit për dhunën e ushtruar ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat “Stinët”.

Protestuesit bëjnë thirrje që edukatorja Majlinda Dehima, të arrestohet, pasi vogëlushja e cila përfundoi me këmbë të thyer.

“Kam ardhur këtu për të folur për atë fëmijën 3 vjec. Jam shumë e indinjuar dhe i bëj thirrje prokurorisë që ajo të mos rrijë jashtë, por të futet brenda. Një fëmijë 3 vjeç e të punojë për licencë, ku janë organet kompetente,” tha një qytetare.

AlbaniaWeb.net