Mon, Oct 7, 2024

Gjendet pa shenja jete një person, dyshimet e para

  • PublishedNovember 9, 2023

Një 63-vjeçar me inicialet E. K., në Durrës është gjendur pa shenja jete në banesën ku jetonte i vetëm.

Mësohet se viktima është gjetur i pajetë rreth orës 16:30 të ditës së sotme në lagjen nr.16.

Sipas policisë, 63-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, megjithatë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete shtetasi E. K., 63 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.

AlbaniaWeb.net