Sat, Oct 5, 2024

Gjyqtari Sokol Shehu drejt konfirmimit në detyrë

  • PublishedNovember 9, 2023

zhvilloi të enjten seancën dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës së Shkodrës . Trupa e kryesuar nga , me relatore Suela Zhegun dhe anëtare , bëri me dije se Shehu, i cili ka filluar punë si në vitin 2014, ishte verifikuar në të tri kriteret.

Gjatë relatimit Zhegu theksoi se gjyqtarit nuk i ishin gjetur probleme të pasurisë. KPK kishte hetuar një makinë të blerë nga gjyqtari, apartamentin e blerë nga prindërit në vitin 2014 kur ai sapo kishte filluar detyrën dhe burimet e tjera financiare, pa gjetur probleme.

Zhegu po ashtu tha se nuk ishin gjetur probleme as në verifikimin e figurës së gjyqtarit. Relatorja megjithatë tha që Shehut i ishin kërkuar shpjegime mbi disa dosje që ai kishte ndjekur për të cilat kishte pasur ankesa. Siç rezultoi në këto raste bëhej fjalë kryesisht për vonesa në procesin gjyqësorë.

Shehu i cili falënderoi Komisionin për hetimin dhe pranoi rezultatet e tij, i shpjegoi me detaje arsyet e vonesave duke vënë në dukje kompleksitetin e çështjeve dhe vonesat e krijuara nga ekspertizat apo prej palëve.

Në fund të seancës Shehu kërkoi konfirmimin në detyrë. Kryesuesi i trupës Roland Ilia, njoftoi se vendimi për rasti do të jepet po të enjten në orën 3 të pasdites.