Tue, Oct 8, 2024

Emigrantët në Shqipëri, Italia: pas 18 muaj i kthejmë në shtëpi

  • PublishedNovember 10, 2023

Marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë për kalimin e emigrantëve afrikan në vendin tonë në 2 qendra është një nga temat më të diskutuar gjatë kohëve të fundit.

Për këtë ka folur dhe nënsekretari për zbatimin e programit të qeverisë në Itali,  Giovanbattista Fazzolari i cili ka dhënë një intervistë për mediat italiane.

Ai tha se maksimumi i lejuar nga ligji italian që emigrantët të mbahen në qendrat e pritjes është 18 muaj dhe më pas riatdhesohen.

“Kështu, për 3 mijë emigrantët që do të mbërrijnë nga Lampedusa në vitin 2024 në anën tjetër të Adriatikut, do të parashikohen “procedura të përshpejtuara” në mënyrë që “në 28 ditë – tha Fazzolari – të mund t’i përgjigjemi kërkesës. Më pas, megjithatë, ata që nuk kanë të drejtë mund të mbahen në paraburgim deri në 18 muaj në pritje të riatdhesimit”- u shpreh Fazzolari.

Emigrantët? Conte: Pakti me Tiranën, reklamë e shtrenjtë për italianët

Emigrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për azil nga autoritetet italiane në strukturën që do ndërtohet po nga italianët, ashtu sikurse do ndërtohet nga italianët edhe struktura për akomodimin e personelit shqiptar ndihmës.

Shpenzimet do të përballohen nga Italia dhe sipas përllogaritjeve shteti fqinj do t’i paguajë vendit tonë fondin e parë në shumën 16.5 milionë eurove brenda një 3-mujori.

Kohëzgjatja e marrëveshjes do jetë 5 vjet, por mund të shtyhet automatikisht edhe me 5 vite të tjera nëse ndonjëra nga palët nuk komunikon të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll. Marrëveshja pritet të kalojë dhe në kuvend.

“Kjo është ‘bombë sociale”! Italianët vijnë në Shëngjin: Këtu do të rrinë emigrantët

AlbaniaWeb.net