Wed, Oct 9, 2024

Si e theu këmbën fëmija? Flet edukatorja e arrestuar: Kërceu mbi krevat dhe…

  • PublishedNovember 10, 2023

Mbrëmjen e djeshme u arrestua nga policia pas 10 ditësh nga momenti që ndodhi ngjarja, edukatorja e kopshtit privat te zona e “Ali Demit” Majlinda Dehima.

Ajo akuzohet për “keqtrajtim të të miturve” për dhunën ndaj fëmijës 3 vjeç, që doli me këmbën e thyer.

Edukatorja nuk ka lëvizur nga qëndrimi i pak ditëve më parë, ku është shprehur se vajza e ka dëmtuar vetë këmbën në hapësirat e krevatit dhe ajo nuk e ka prekur.

Si çdo ditë e hap kopshtin rreth orës 07:00, ndërsa fëmija i mitur ka ardhur në orën 09:03 minuta. Fëmija ka vazhduar aktivitetin e shkëputur nga grupi pasi ajo nuk ka dëshirë të rrijë në grup. Pasi ka ngrënë drekën e kam dërguar në dhomën e gjumit.

Gjatë kohës që është shtrirë për gjumë ka kërcyer në krevat dhe ka përplasur këmbët në ndarjen e krevateve. Rreth orës 15.00 shkova ta zgjoja nga gjumi, këmba i ishte ënjtur” mësohet ndër të tjera se ka deklaruar edukatorja.

Në video edukatorja shfaqet duke e qëlluar me vizore. Për rastin po hetohen edhe pronarët Dritan e Entela Danushi pasi kopshti ishte i paregjistruar.

AlbaniaWeb.net