Fri, Nov 29, 2024

Asllani dëmtohet para grumbullimit me Kombëtaren

  • PublishedNovember 12, 2023

Një lajm shqetësues vjen nga  Kristjan Asllani i Interit për Kombëtaren tonë.

Pak minuta para fillimit të takimit, klubi zikaltër ka bërë të ditur se mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk do të ishte në dispozicion të trajnerit Simone Inzagi për këtë sfidë.

Ai jo vetëm që nuk do të luante titullar, siç mendohej nga shumëkush, por nuk do të ishte as në stolin e rezervave.

Sipas klubit zikaltër, futbollisti ka një shqetësim në muskujt e kofshës së djathtë, ndaj është lënë pushim për takimin e sotëm.

Një lajm që padyshim do të shqetësojë Silvinjon, i cili shpresonte që të kishte të gjithë lojtarët në formë sa më të mirë për këtë ndeshje vendimtare të kualifikuesve.