Dhuna dhe braktisja e foshnjës, Pampuri: Kontrolle periodike të gjendjes psiko-sociale të edukatoreve
Deputetja demokrate, Oriola Pampuri, ka reaguar në lidhje me dy ngjarjet e rënda që tronditën opinionin publik gjatë kësaj jave, dhunimin e 3-vjeçares në kopsht dhe braktisja e foshnjës së sapolindur në një bodrum.
Pampuri kërkon të merren nisma ligjore që i garantojnë vërtetë një mirëqenie dhe shërbim standard e cilësor fëmijëve dhe shoqërinë tonë,
Po ashtu ajo thekson se është e patolerueshme që në sistemin arsimor parashkollor të mos ketë kontrolle periodike të gjendjes psiko-sociale të punonjësve.
Pampuri shprehet se është e patolerueshme, që në çfarëdolloj klinike obsetrike, private ose publike, të mos regjistrohen të dhënat të zgjeruara, në lidhje me burimet, kushtet dhe mjetet financiare që një prind mund të përballojë sjelljen në jetë të një fëmijë.