Gjykata e Korçës lë në burg 59 vjeçarin, ngacmoi të miturën
Gjykata e Korçës ka lënë në burg, Anesti Salën, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13 vjeçare në fshatin Maliq. Ngjarja ka ndodhur 3 dit më parë.
Prokuroria kërkoi për 59 vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg, kërkesë që u pranua nga gjykata.
59 vjeçari ka mohuar akuzat në sallën e gjyqit ku dhe pohoi se ka probleme me alkolin.
Sipas Anesti Salës ai nuk e njeh familjen e vajzës por ka pasur një konflikt me gjyshen e saj, moment në të cilin ky i fundit pohon se ka qenë nën efektin e alkolit.
Anesti Sala u arrestua nga policia lokale për ngacmim seksual të një të miture nga i njëjti fshat, pas denoncimit të familjarëve të saj.