Marrëveshja për emigracionin, eurodeputeti socialist: Lëvizje e gabuar!
Marrëveshja për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë është e papranueshme dhe e papajtueshme me legjislacionin për eurodeputeti socialist spanjoll Juan Fernando Lopez Aguilar.
“Duhet të dimë më shumë për ta vlerësuar siç duhet. Megjithatë, duket sërish një lëvizje e gabuar në drejtimin e gabuar. Nëse është ashtu siç duket, është e papranueshme. Duket një eksternalizim jo vetëm i kufijve të jashtëm të BE-së, por një eksternalizim shqetësues i vetë procedurave të azilit,” tha Aguilar për Euractiv gjatë kongresit të Partisë Socialiste Evropiane (PES) në Málaga fundjavën e kaluar.
Aguilar komentoi ashpër marrëveshjen duke shtuar se ajo është “absolutisht e papajtueshme jo vetëm me legjislacionin që është tani në fuqi, por me legjislacionin që ne synojmë të vendosim,” vuri në dukje ai, duke iu referuar ligjit ndërkombëtar.
Marrëveshja Itali-Shqipëri është veçanërisht problematike sipas eurodeputetit socialist, pasi vendi ballkanik nuk është i detyruar nga legjislacioni i BE-së, sepse nuk është një vend anëtar i BE-së, por është një vend kandidat për të hyrë në BE.
“Ne vetëm shpresojmë se do t’i japim fund kësaj sekuence keqbërjesh, duke vendosur, më në fund, një pakt migrimi dhe azili në shkallë evropiane si përgjigje ndaj situatës së migracionit,” përfundoi Aguilar.
Gjithashtu Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviç shprehu shqetësimin për marrëveshjen:
“Marrëveshja Itali-Shqipëri për migracionin krijon një regjim ad hoc ekstra-territorial të azilit të karakterizuar nga shumë paqartësi ligjore,” thuhej në një njoftim për shtyp këtë të hënë.