Thu, Nov 28, 2024

Të porsalindurit në Gaza mbahen gjallë të mbështjellë me fletë metalike

  • PublishedNovember 13, 2023

Lufta e Izraelit dhe Palestinës vijon të sjellë kushte ekstreme për popullsinë, shkruan CNN. Foshnjat e lindura para kohe në spitalin më të madh të Gazës po mbështillen me fletë metalike dhe po vendosen pranë ujit të nxehtë në një përpjekje të dëshpëruar për t’i mbajtur gjallë.

Gjithashtu një tjetër problem është mungesa e energjisë elektrike  dhe naftës, ku stafi mjekësor e ka të pamundur procesin e punës, sidomos për të porsalindurit që duhet inkubim.

Kjo ishte deklarata rrëqethëse e drejtorit të qendrës shëndetësore në Gaza, Dr. Muhammad Abu Salmiya për TV Al-Araby të dielën. Kushtet në  spitalin Al-Shifa u përkeqësuan në një situatë “katastrofike” gjatë fundjavës, pasi stafi, pacientët dhe mijëra banorë të strehimit u bllokuan  brenda për shkak të luftimeve të ashpra.

AlbaniaWeb.net