Thu, Nov 28, 2024

Teksas, vritet një fëmijë dhe plagosen katër të tjerë

  • PublishedNovember 13, 2023

Një fëmijë ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë të plagosur nga një shkëmbim zjarri me armë në një treg në Teksas të dielën në mbrëmje.

“Tre të rritur dhe dy të mitur u gjetën të plagosur dhe u dërguan në spitalet aty pranë. Një nga të miturit nuk ju mbijetoi dot plagëve të marra” tha agjenti i policisë Chad Roger për CNN.

Nuk është dhënë asnjë informacion tjetër për gjendjen apo moshën e viktimave.

Të shtënat duket se kanë qenë rezultat i  një grindje midis dy personave që njiheshin dhe nuk ka qenë një sulm i synuar.

Të shtënat shërbejnë si një shembull tjetër i  traumës së qëndrueshme të dhunës me armë  në SHBA, ku aktivitetet e përditshme si frekuentimi i mësimit , shkuarja në bankë ose pazari i lirë ndërpriten nga dhuna me armë. Deri më tani këtë vit, ka pasur më shumë se 600 të shtëna masive në të gjithë SHBA.

AlbaniaWeb.net