Wed, Nov 27, 2024

Veliaj dhe Margariti gjobiten për përdorim të burimeve publike për fushatë

  • PublishedNovember 13, 2023

vendosi të hënën që të gjobisë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ministren e Kulturës, dhe drejtoreshën e Teatrit të Operas, , për shkelje të Kodit Zgjedhor, për përdorim të burimeve publike në favor të fushatës elektorale të Veliajt në zgjedhjet vendore të 14 majit.

KAS njoftoi se sanksionet administrative do të jenë gjobë në masën 155 000 lekë për Veliajn, 2 500  lekë ndaj Margaritit dhe 2 500 lekë ndaj Vushtinës.

Krerët e institucioneve u gjobitën pas një denoncimi pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga organizata “Drejtësia Sociale” në lidhje me një aktivitet të bashkisë dhe ministrisë së Kulturës, i paraportuar sipas ligjit zgjedhor si aktivitet publik nga organizatorët.

Denoncimi i referohej një takimi më 4 maj në mjediset e hollit të Teatrit të Operas dhe Baletit me artistë të institucioneve në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe drejtues të Teatrit Kombëtar, Teatrit Kombëtar Eksperimental dhe në varësi të bashkisë Tiranë si drejtues të Teatrit të Metropolit, Shtëpia Studio Kadare, Galeria e Artit Tiranë etj.

“Ky takim është bërë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale në një ambient kulturor që është në varësi të Ministrisë së Kulturës,” thuhet në denoncim, ku shtohet se në takim janë bërë edhe deklarata politike.

Në përfundim të hetimit administrativ, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, , e konsideroi veprimtarinë me karakter publik dhe kërkoi gjobitjen vetëm të personit përgjegjës në ministrinë e Kulturës për mosraportim të aktivitetit.

Por KAS e hodhi poshtë këtë kërkesë dhe vendosi që të gjobisë drejtuesit e institucioneve.

, i miratuar me konsensus politik, detyron çdo institucion publik, vendor dhe qendror, që 4 muaj para zgjedhjeve të raportojë aktivitetet publike me qëllim parandalimin e përdorimit të fondeve publike për qëllime politike dhe elektorale.