Mon, Nov 25, 2024

Flet babai i foshnjës: E dashura është motra e shokut tim

  • PublishedNovember 14, 2023

Ish i dashuri i 30-vjeçares, e cila lindi foshnjën në bodrum i është kundërpërgjigjur deklaratës së sotshme të vajzës.

Ai tregoi në emisionin “Me zemër te hapur”, se nuk e ka ditur për shtatzëninë e vajzës. Sot doli një tjetër detaj i historisë ku i riu tregon se vajza është motra e shokut  të  tij dhe ky i fundit ishte në dijeni të lidhjes.

Edhe i vëllai i saj e dinte marrëdhënien. Ka qenë në dijeni, por jo për gjëra të tjera. Lajmin e mora vesh në lajme, pashë fotografinë. Vajzën s’kisha mundësi ta telefonoja, sepse kur e mora vesh ishte brenda.

Mora vëllain, sepse ai nuk e dinte që kishim kryer marrëdhënie. Nëse është i imi nuk do ia fal kurrë. Nëse është i imi të bëjë analizat, s’do ia fal këtë. Mua s’ka shans të më dali para, me këtë që bëri” , shtoi i riu.

Braktisi foshnjën, nëna: Të dashurin e njoha në rrjetet sociale, por më la

 

AlbaniaWeb.net