Mon, Nov 25, 2024

Kurti: Serbia do një shtet brenda shtetit

  • PublishedNovember 14, 2023

Albin Kurti është shprehur se marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015 nuk përputhet me kushtetutën e Kosovës. Duke përmendur dhe disa nga të drejtat që gëzon komuniteti serb në Kosovë.

“Gjuha serbe është gjuhë zyrtare në Kosovë, 10 nga 38 komunat kanë kryetarë serbë, kemi 10 ulëse të rezervuara në Kuvend por serbët po i bojkotojnë pasi Beogradi po i urdhëron” tha ai.

Kurti gjithashtu shtoi se nuk ka shance për një Republikë Serbe në Kosovë pasi është pikërisht ky qëllimi i Beogradit.

“Unë kam ofruar që të shkruajë një draft- statut për vetmenaxhimin e komunitetit serb, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme, që duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimin e BE’së që ky asociacion nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv, asnjë shtresë të tretë të pushtetit, dhe qëndrimin e SHBA’së.” theksoi Albin Kurti.

“Presidenti i Serbisë tha se nuk ka interes për të, por dëshiron që mos ta njohë kurrë Kosovën por të marrë një “shtet brenda shtetit”, që të krijojë jofunksionalitet. Këto lloj kërkesash nuk mund t’i pranoj por gjithçka që është brenda Kushtetutës, jam i gatshëm të diskutoj. Unë kam thënë në takime se nuk mund të ofroj kafe pa një filxhan. Nëse insistojnë në kafe pa filxhan, mund t’u tregoj vetëm filxhanin të zbrazur”, u shpreh ai.

AlbaniaWeb.net